
Arber Xhihani nga sektori i punësimi tha në studion e emisionit “MCN Economy” se marrja e punonjësve nga vendet e treta apo vendet me ekonomi më të dobët se Shqipëria është tren që do të vazhdojë të rritet në Shqipëri sepse nevojat e tregut janë të tilla.
Marrja e punonjësve nga vendet e treta apo vendet me ekonomi më të dobët se Shqipëria është tren që do të vazhdojë të rritet në Shqipëri sepse nevojat e tregut janë të tilla. Është një domosdoshmëri siç e kanë pasur dhe vendet e BE-së më herët dhe aktualisht po marrin punonjës nga vende sa më afër tyre siç është dhe Shqipëria, edhe Shqipëria do të mundohet të konkurrojë me vende që janë më pak të zhvilluara për të plotësuar boshllëqet. E shoh pak të vështirë sidomos në sektorë të caktuar të cilët kërkojnë të ruajnë balancën mes kostove të prodhimin dhe mundësive reale që kanë për ofrimin e kushteve të punësimit, qoftë të punonjësve vendas, por edhe punonjësve të huaj.
2025 do të vazhdojë të jetë një vit në zhvillim, sidomos për sektorin e turizmit dhe mendoj se aty do të jenë edhe afrimet më të mëdha sa i përket punonjësve të huaj se aty ka nevoja imediate për të punësuar.



