Rama, ceremoni per viktimat e 21 janarit

Rama, ceremoni per viktimat e 21 janarit

Sot është përvjetori i gjashtë i protestës së 21 Janarit 2011, ku para Kryeministrisë mbetën të vrare 4 persona.

Rreth orës 13:00, Kryeministri Edi Rama dhe anëtarë të kabinetit qeveritar do të presin në Pallatin e Brigadave familjarë të viktimave të 21 Janarit. Pritja për familjarët, një vit më parë u bë në ambientet e Kryeministrisë, por për shkak të një proteste, që u zhvillua përpara godinës së Qeverisë sot paradite, pritja do të bëhet në Pallatin e Brigadave. Siç njoftohet, pas pritjes me familjarët, kreu i qeverisë së bashku me ta, do t’i drejtohen Bulevardit Dëshmorët e Kombit për të kryer ritualin e vendosjes së luleve dhe ndalesës në vendet ku protestuesit humbën jetën. Të mërkurën, Qeveria vendosi të akordojë për familjarët e viktimave të 21 Janarit, një fond prej 160 milionë lekësh si dëmshpërblim. Ministri Saimir tahiri tha për Top Channel një ditë më parë se dëmshpërblimi ishte një detyrim i kësaj qeverie, por se drejtësia nuk është vënë në vend. Ai tha se Qeveria priti disa vendime gjykatash para se të jepte dëmshpërblimin. Ministri i Brendshëm e lidhi 21 Janarin me reformën në drejtesi, kur tha se ata që e kundërshtojnë e bëjnë edhe për shkak se nuk duan të bëhet drejtësi për këtë ngjarje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy