Tregoi me zë e figurë se shiti votën, 50-vjeçari para policisë: Nuk isha i vetëdijshëm (VIDEO)

Tregoi me zë e figurë se shiti votën, 50-vjeçari para policisë: Nuk isha i vetëdijshëm (VIDEO)

Pasi u arrestua bashkë me tre kushërinjtë e tij, Gëzim Paplekaj është marrë në pyetje nga oficerët e Policisë Lezhë mbi pretendimet që shfaqte në video për shit-blerje të votës. 50-vjeçari Paplekaj është shprehur se nuk ka qenë i vetëdijshëm për ato çfarë ka thënë në ato momente pasi ka qenë në gjendje të dehur.

Ndërkohë 38-vjeçari Ylli Kacoli i cili xhiroi videon dhe më pas e shpërndau atë në rrjetet sociale ka deklaruar se ka biseduar fillimisht me 50-vjeçarin përpara ditës së zgjedhjeve ku ka konstatuar se ai ka shitur votën. Po ashtu, ai është shprehur se ka patur për qëllim të denoncojnë fenomenin dhe jo të bëjë publik identitetin e personit.

Për videon që ai kishte shpërndarë në rrjete sociale, Kacoli është dhunuar nga katër persona, Mirash Paplekaj, Gëzim Paplekaj, Donald Paplekaj dhe Jetmir Paplekaj, kushërinj me njëri-tjetrin. Ndaj tyre tashmë rëndojnë akuzat për veprat penale, kanosje ,dëmtime të tjera me dashje dhe shkatërrimi i pronës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy