Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve/ Meta, Rama e Ruçi bashkë në 5 Maj

Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve/ Meta, Rama e Ruçi bashkë në 5 Maj

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryeministri i vendit, Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi kanë ndëruar sëbashku dëshmorët e atdheut, duke vendosur kurora me lule në memorialin “Nënë Shqipëri”.

Në rresht njëri pas tjetrit, duke ruajtur distancimin social por pa mjete mbrojtëse si maska dhe doreza, krerët e shtetit i janë drejtuar monumentit "Nëna Shqipëri", për të çuar kurorat me lule në nderim të dëshmorëve.

Presidenti Meta ishte i pari, ndërsa më pas homazhet i bëri kryeparlamentari Ruçi dhe në fund Kryeministri Rama.

Më herët nderimet tek memoriali “Nënë Shqipëri” i ka kryer edhe kreu i demokratëve Lulzim Basha, i cili vendosi një kurorë me lule edhe në nderim të 22 intelektualëve të pushkatuar pa gjyq nga diktatura komuniste pas bombës në ish ambasadën sovjetike, në simbol të nderimit të opozitarizmit dhe shprehjes së lirë.

Ceremonia u zhvillua nën masa të rrepta sigurie për shkak të pandemisë COVID-19, ndërsa krerët pritën edhe këndimin e Himnit të Shqipërisë përpara se të largoheshin.

08:08h/ 5 maji, Dita e Dëshmorëve/ Politika do bëhet bashkë te Varrezat e Dëshmorëve

Sot kujtohet 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të atdheut! Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video të fotografive të dëshmorëve.

Me një fragment nga kënga e Avni Mules, kënduar nga e madhja Vace Zela, “Nënë moj do pres gërshetin”, dhe me një kolazh fotosh të partizaneve, Rama shkruan "Përulësisht me respekt", e ndërsa në fund të saj me ngjyrë të kuqe mbi një sfond të zi shkruhet "Lavdi dëshmorëve".

Kjo ditë ashtu si edhe në të kaluarën do të bëjë bashkë krerët e lartë të shtetit.

Në orën 10:00, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi do të jenë në varrezat e dëshmorëve për të kujtuar të rënët e për të vendosur kurora me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”.

Pritet që kjo ceremoni përkujtimore, të jetë nën masa të rrepta sigurie pa shtrëngime duarsh apo grumbullime të mëdha njerëzish.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy