“Çështja Beleri”, Rama: Nuk e shohim të lidhur as me negociatat dhe as me marrëdhëniet tona me Greqinë

“Çështja Beleri”, Rama: Nuk e shohim të lidhur as me negociatat dhe as me marrëdhëniet tona me Greqinë

Kryeministri Edi Rama tha gjatë një konferencë për mediat se në samitin e BE-së në Bruksel i cili është zhvilluar ditën e djeshme vendet anëtare të Unionit kanë shprehur një vlerësim pozitiv për progresin e Shqipërisë.

Rama tha se në samit është trajtuar edhe çështja e vështirësisë që prej vitesh krijojnë eksportimet mosmarrëveshjeve bilaterale, mes një vendi dhe një tjetri në tryezën e BE-së.

Më tej, kryeministri theksoi se në raport me çështjen e dallimit aktual mes Shqipërisë dhe Greqisë, nuk është zgjatur, por ka nënvizuar që kjo është çështje mes dy vendve dhe duhet të trajtohet mes dy vendeve.

"Në të gjitha rastet është çështje që për sa na takon nuk e shohim të lidhur as me procesin e negociatave, por as me përmbajtjen e marrëdhënies sonë me Greqinë", tha Rama gjatë konferencës.

 

U diskutua se vendet anëtare kanë vlerësim pozitiv për progresin e Shqipëri.

Më tej kam prekur çështjen e marrëdhënies strategjike të Shqipërisë me BE-në, si një marrëdhënie që bazohet te një religjion i përbashkët që është Europa. Si një amanet i vjetër i atyre që na lanë porosi që të mos harrojmë asnjëherë që për ne dielli lind andej nga perëndon si një mision dhe borxh historik ndaj gjeneratave të tjera, patjetër edhe si një fuqi e shtuar për të punuar dhe për të përballuar me durim çdo vështirësi.

Është trajtuar edhe çështja e vështirësisë që prej vitesh krijojnë eksportimet mosmarrëveshjeve bilaterale, mes një vendi dhe një tjetri në tryezën e BE-së. Ka një sensibilizim shumë të lartë sidomos nga shtete më me eksperiencë, më me jetëgjatësi në familjen e bashkuar europiane lidhur me faktin sesi çështjet bilaterale të eksportuara nga një vend anëtar në tryezën e Këshillit Evropian krijojnë pengesa të paarsyeshme. Cështjet bilaterale duhet të zgjidhen mes dy vendeve.

Në raport me çështjen e dallimit aktual mes nesh dhe Greqisë, unë nuk jam zgjatur por kam nënvizuar që kjo është çështje mes nesh që duhet ta trajtojmë mes nesh dhe se në të gjitha rastet është çështje që për sa na takon nuk e shohim të lidhur as me procesin e negociatave, por as me përmbajtjen e marrëdhënies sonë me Greqinë i cili është vend fqinj që ne duam të thellojmë bashkëpunimin dhe të forcojmë miqësinë duke bërë gjithçka që na takon ne. Ne duam të jemi një vend europian në Ballkan, jo një shtet ballkanik në BE.

Lajm në përditësim

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy