Në seancën e djeshme parlamentare ra në sy mes deputetëve socialistë edhe deputetja Tatjana Piro, e cila ishte e veshur me të zeza.
Deputetja e Lushnjës mësohet se ka humbur së fundmi djalin dhe vëllain në një aksident tragjik.
Ajo ka arritur ta mposhtë dhimbjen dhe është bërë pjesë e seancës së djeshme parlamentare, ku u diskutua rreth programit qeverisës të katër viteve të ardhshme.



