SHBA, 775 milionë dollarë ndihma të tjera ushtarake për Kievin

SHBA, 775 milionë dollarë ndihma të tjera ushtarake për Kievin

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të ndihmojë sërish me armë Ukrainën, mbështje që arrin në 775 milionë dollarë.

Paketa përfshin më shumë raketa kundër rrezatimit me shpejtësi të lartë (HARMs) për sulm ndaj sistemeve ruse të radarëve të raketave tokë-ajër, së bashku me objektet e radarëve të paralajmërimit të hershëm.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do të udhëtojë sot në Stamboll për të mbikqyrur qendrën e krijuar në qytetin turk për koordinimin e eksporteve të grurit nga Ukraina, përmes korridoreve të sigurta në Detin e Zi, ku janë të pranishëm delegatë nga Ankaraja, Kievi, Moska dhe Shtetet e Bashkuara.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia turke Anadolu.

Ndërkohë Rusia ka zëvendësuar komandantin e flotës së Detit të Zi pas një sërë pengesash që përfshijnë një sulm në një nga bazat e saj në Krime dhe humbjen e kontrollit të ishullit të gjarpërinjve në qershor.

Agjencia e lajmeve Tass raporton se Viktor Sokolov ka deklaruar vetë se ai drejton flotën që ka selinë e saj në Krime, pasi ka zëvendësuar Igor Osipov. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy