Tre pikat ku do të jetë i fokusuar Kuvendi Kombëtar i PD-së

Tre pikat ku do të jetë i fokusuar Kuvendi Kombëtar i PD-së

Ish-deputeti i PD, Arben Ristani gjatë fjalës së tij në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV tha se data e zgjedhur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike nga ish-kryeministri Sali Berisha nuk është zgjedhur rastësisht, por është data e themelimit të PD-së.

Më tej Ristani tha se në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së do të jetë I përbërë nga 3 pika: ndryshimet e statutit të partisë, shqyrtimi I veprimtarisë së kryetarit të PD-së dhe referendum që do të ratifikojë vendimet e kuvendit.

“Një element, në ndryshim nga Rama që cakton kushtet, janë të gjithë formularët që kanë një autorizim që autorizojnë zotin Berisha të caktojë datën. Është dita e themelimit të PD.

Së dyti kuvendi që do të mblidhet do të ketë 3 pika, ndryshimet në statut, shqyrtimin e veprimtarisë së kryetarit shkeljen e tij dhe një referendum që do të ratifikojë vendimet e kuvendit. Elementet bazë janë të statutit. Disa element Berisha I ka nxjerrë në foltore: njohja e fraksioneve të PD, dorëheqja e kryetarit nëse humb zgjedhjet. Kjo është pjesë revolucionare dhe nuk ka ndodhur në asnjë parti tjetër këto 30 vjet. Është duke u punuar për programin e partisë dhe vijën ideologjike.”, u shpreh Ristani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy