Vizita e Ramës në Kosovë, Paçarrizi: Në kohën e duhur, përcolli siguri te qytetarët (VIDEO)

Vizita e Ramës në Kosovë, Paçarrizi: Në kohën e duhur, përcolli siguri te qytetarët (VIDEO)

Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë ditën e sotme në Kosovë, nga ku u shpreh se  Tirana mbështet reciprocitetin, por la të kuptohet se Kosova duhet të tërheqë njësitë speciale nga kufiri për të evituar çdo situatë tensioni.

Lidhur me këtë vizitë blic të Ramës, në studion e lajmeve në MCN TV, analisti Rrahman Paçarrizi e ka cilësuar si një vizitë në kohën e duhur, ndërsa ka theksuar se me deklaratat e bëra nga kryeministri shqiptar ai ka krijuar njëlloj sigurie dhe është mirëpritur nga qytetarët.

Gjykuar nga koha kur është bërë axhenda e kësaj vizite, vizita e Ramës është mirëpritur nga qytetarët, ai ka krijuar një lloj sigurie bashkë me deklaratat e bëra dhe kërkesat për tërheqjen e Serbisë nga kufiri me Kosovën,  njerëzit janë ndjerë të mbështetur të përkrahur nga vizita e Ramës, kur ka kërkuar çtensionim të situatës në kufi, megjithatë unë mund ta quaj një vizitë në kohën më të duhur të mundshme.

I pyetur se Serbia duket se luan aktualisht me fije kontrolli krize në të paktën tre shtete, Bosnje, Kosovë dhe Malin e Zi. Pse tolerohet kjo sjellje e Beogradit, Paçarrizi sqaroi se, “Kosova asokohe është treguar mbështetëse ndaj Malit të Zi dhe tani Serbia i ka drejtuar shigjetat e saj drejt Kosovës për ta destabilizuar vendin për të dëshmuar dhe një herë se është një shtet i  madh, krahasuar me vendet e tjera të rajonit si dhe për të dëshmuar njëfarë lloj besnikërie ndaj Rusisë, kohë kur kjo e fundit ndodhet mes tensionesh me SHBA".

Intervista e plotë

1. Z. Paçarrizi jemi në kushtet kur mes Serbisë dhe Kosovës ka një acarim të paktën vizual për targat. E ka qeveria e Kosovës kontrollin mbi territorin?

Në pikë kalimet e tjetra kufitare është jetësuar reciprociteti për punën e targave. Nuk ka pasur problem në pikat e tjera, por vetëm në pikat në veri të Kosovës ku serbët kanë reaguar se janë një shumicë dërrmuese në ato zona.

2. Nuk kemi parë ende një reagim nga KFOR, ndërkohë që presidenti serb Vuciç ka deklaruar se do të presë 24 orë për ndërhyrjen e NATO-s nëse situata acarohet. Mendoni se ka një skenar operativ real për ndërhyrje ushtarake nga Serbia?

Unë nuk besoj se ka një opsion real të ndërhyrjes nga Serbia sepse kufijtë e Kosovës ruhen nga forcat paqwruajtwse, këto më shumë janë një tension special që Serbia bën në vazhdimësi duke bërë skema filmash me gjoja dërgim  ushtarësh presion, mirëpo opsioni i njw kërcënimi real nuk është një opsion real për sa kohë forcat paqeruajtëse të jenë në Kosovë.

3. Si mund të interpretohet vizita e Edi Ramës në Prishtinë në dritën e këtyre zhvillimeve të reja?

Gjykuar nga koha kur është bërë axhenda e kësaj vizite, vizita e Ramës është mirëpritur nga qytetarët, ai ka krijuar një lloj sigurie bashkë me deklaratat e bëra dhe kërkesat për tërheqjen e Serbisë nga kufiri me Kosovën, njerëzit janë ndjerë të mbështetur të përkrahur nga vizita e Ramës, kur ka kërkuar çtensionim të situatës në kufi, megjithatë unë mund ta quaj një vizitë në kohën më të duhur të mundshme.

4. Z. Rama ka përsëritur sërish se Open Balkans mbetet e vetmja e ardhme. Jeni dakord në këtë pikë dhe gjykoni se Serbia e ka diskredituar kryeministrin e Shqipërisë në përpjekjen e tij për t’u shfaqur si pajtues i kombeve në Ballkan?

Zoti Rama ka rënë në kurthet e zotit Vucic, janë interesa të të dyja vendeve, mirëpo ky projekt është i vështirë për tu realizuar jo vetëm për Kosovën por është refuzuar edhe nga Bosnjë Hercegopvina dhe Mali i Zi. Ndonëse ka një përafrim për “Open Ballkan”, Rama dhe Vuçiç kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket qasjes së tyre drejt Kosovës.

5.Serbia duket se luan aktualisht me fije kontrolli krize në të paktën tre shtete: Bosnje, Kosovë dhe Malin e Zi. Pse tolerohet kjo sjellje e Beogradit dhe gjykoni se në Kosovë po testohet forca për të zhvilluar mandej një skenar më të të gjerë në Bosnje?

Kosova asokohe është treguar mbështetëse ndaj Malit të Zi dhe tani Serbia i ka drejtuar shigjetat e saj drejt Kosovës për ta destabilizuar vendin për të dëshmuar dhe një herë se është një shtet i  madh, krahasuar me vendet e tjera të rajonit si dhe për të dëshmuar njëfarë lloj besnikërie ndaj Rusisë, kohë kur kjo e fundit ndodhet mes tensionesh me SHBA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy