“Çdo sulm ndaj Kosovës, është sulm ndaj NATO-s”

“Çdo sulm ndaj Kosovës, është sulm ndaj NATO-s”

Përsa kohë KFOR-i është në Kosovë, çdo agresion ndaj vendit është agresion ndaj KFOR-it e ndaj vetë NATO-s.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” në Kosovë, komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, duke komentuar kërcënimet e mundshme të Rusisë në Kosovë e duke i marrë parasysh përplasjet e vazhdueshme të saj me NATO-n.

“NATO-ja është këtu. Në parim KFOR-i është NATO dhe derisa KFOR-i të jetë këtu çdo agresion në vend do të jetë një agresion ndaj KFOR-it e ndaj NATO-s gjithashtu. Unë nuk mendoj se do të ketë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Kosovën. Mund të kemi një influencë ruse sigurisht, por kjo është pjesë e politikave ndërkombëtare që çdo vend i ndërmerr dhe në thelb momentalisht nuk shohim një kërcënim real nga Rusia në Kosovë. Nëse kjo do të ndodhë sigurisht që KFOR-i është këtu dhe ne do të kujdesemi edhe për këtë, si dhe NATO-ja do të kujdeset për këtë”, shprehet Cuoci në intervistë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy