OKB dënon me shumicë votash agresionin rus në Ukrainë, ambasadorja e SHBA: Janë përdorur armë të ndaluara

OKB dënon me shumicë votash agresionin rus në Ukrainë, ambasadorja e SHBA: Janë përdorur armë të ndaluara

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me shumicë votash ka miratuar rezolutën që dënon pushtimin rus të Ukrainës. Në total ishin 141 vende në favor të rezolutës që dënon veprimet e Moskës, 5 kundër dhe 35 të tjera që abstenuan.

Pasi rezultatet u shfaqën në ekranin e sallës, pati ovacione. Ndonëse vendimi nuk ka force detyruese ligjore, mbart një peshë politike në rang global. Rezoluta kërkon gjithashtu që Federata Ruse të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte të gjitha forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.

Ambasadorja e SHBA në OKB Linda Thomas-Greenfield u bëri thirrje vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara që të mbajnë Rusinë përgjegjëse për pushtimin e Ukrainës.

Thomas-Greenfield tha se forcat ruse po shkatërrojnë infrastrukturën jetike për popullin ukrainas dhe presidenti rus Vladimir Putin duket i gatshëm të zgjerojë pushtimin.

Ne kemi parë video të forcave ruse duke përdorur armë jashtëzakonisht vdekjeprurëse në Ukrainë, çka s’ka vend në një fushëbetejë. Kjo përfshin municione thërrmuese (Cluster) dhe bomba vakum, të cilat janë të ndaluara sipas Konventës së Gjenevës. Ne kemi parë autokolonën vdekjeprurëse 40 milje të gjatë sulmi drejt Kievit. Presidenti Putin vazhdon të përshkallëzohet  duke vendosur forcat bërthamore të Rusisë në gatishmëri të lartë, duke kërcënuar se do të pushtojë Finlandën dhe Suedinë. Në çdo hap të rrugës, Rusia ka tradhtuar Kombet e Bashkuara. Veprimet e Rusisë janë kundër gjithçkaje që përfaqëson ky organ”, tha ajo.

Megjithatë presidenti amerikan Joe Biden tha se është ende herët për ta akuzuar Vladimir Putinin për krime lufte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy