Soreca: Efikasiteti, fjala kyçe në këtë fazë të re të Reformës në Drejtësi

Soreca: Efikasiteti, fjala kyçe në këtë fazë të re të Reformës në Drejtësi

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e KLGJ, Naureda Llagami.

Me anë të një postimi në “Twitter”, Soreca bën me dije se në fokus të takimit ka qenë përparësia e Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke përfshirë edhe Gjykatën e Lartë e ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve.

Ndër të tjera ambasadori theksoi se efikasiteti mbetet sipas tij fjala kyçe në këtë fazë të re të re të reformës në drejtësi.

Diskutim i shkëlqyer me kryetaren e KLGJ, Llagami, rreth përparësive të Këshillit, përfshirë avancimet në Gjykatën e Lartë, hartën gjyqësore dhe ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve. Efikasiteti është fjala kyçe në këtë fazë të re të Reformës në Drejtësi. BE vazhdon të mbështesë punën e KLGJ.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy