Policia e Tiranës ka arrestuar A. K., 37 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe A. Z., 39 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Isuf Elezi”, në kryeqytet autoritetet kanë ndaluar për kontroll, automjetin që drejtohej nga shtetasi A. K, dhe pasagjer A. Z.
Në vijim të veprimeve, pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit A. K, shërbimet e Policisë kanë gjetur në brez një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.



