
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës thotë se një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 ballë të shkallës Rihter, goditi arkipelagun e jugut të Paqësorit, në Republikën e Vanuatu të dielën.
Kjo bëri që të jepet edhe një paralajmërim për cunami për shkak të një valë të mundshme nga lëkundja e fortë sizmike.
Tërmeti ishte me qendër 23 kilometra nga Port Olry dhe goditi në një thellësi prej 27 kilometrash.
Qendra e Paralajmërimit të Cunamit të Paqësorit lëshoi një paralajmërim për cunami për brigjet që ndodhen brenda 300 kilometrave nga epiqendra.
Vanuatu është shtëpia e rreth 280 mijë personave dhe është e prirur ndaj fatkeqësive natyrore, me disa vullkane aktive, si dhe ciklone dhe tërmete të rregullta.
Republika e Vanuatu ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, në harkun sizmik rreth Oqeanit Paqësor, ku tërmetet dhe vullkanet janë të zakonshme.



