Hungari, shërbimet sekrete dyshohet se kanë spiunuar përfaqësuesit e BE

Hungari, shërbimet sekrete dyshohet se kanë spiunuar përfaqësuesit e BE

Zyrtarë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) u ndoqën dhe u përgjuan nga shërbimet sekrete të Hungarisë gjatë vizitave të tyre në vend.

Kështu del nga një investigim i përbashkët i portalit hungarez të gazetarisë investigative “Direkt 36” dhe gazetës belge “De Tijd”.

Sipas asaj që u zbulua nga investigimet gazetareske, shërbimet sekrete hungareze spiunuan përfaqësuesit e OLAF lidhur me një hetim nga zyra kundër mashtrimit ndaj një kompanie që i përkiste dhëndrit të kryeministrit Viktor Orban.

“Direkt36” dhe “De Tijd” raportuan se midis 2015 dhe 2017 disa përfaqësues të Olaf u ndoqën në udhëtime me makinë dhe telefonat e tyre ishin spiunuar.

Jo vetëm kaq, por ishte praktikë standarde që agjentët e Zyrës së Informacionit të Hungarisë të kontrollonin dhomat e hoteleve të anëtarëve të delegacioneve evropiane që vizitonin vendin dhe të shkarkonin informacion nga pajisjet e tyre elektronike.

“Ne nuk merremi me lajme të rreme”, ishte komenti i Bertalan Havasi, kreut të zyrës së shtypit të kryeministrit hungarez, për portalin informativ “Politico” në lidhje me investigimin gazetaresk.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy