
Aktivistë nga Partia Komuniste e Greqisë (KKE) shfaqën dy banderola masive në Akropoli, në mbështetje të Palestinës dhe duke bërë thirrje që t’i jepet fund gjenocidit të Izraelit në Gaza.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, aktivistët mund të shihen në majë të shkëmbit buzë Akropolit, duke mbajtur banderola të shkruara në greqisht dhe anglisht, si dhe duke valëvitur flamuj.
Në banderola shkruhej "Ndaloni gjenocidin. Asnjë bashkëpunim me shtetin vrasës të Izraelit. Liri Palestinës".
“Ne denoncojmë çnjerëzimin dhe barbarinë e shtetit vrasës të Izraelit dhe gjenocidin ndaj popullit palestinez që po kryhet në bashkëpunim SHBA-në dhe BE-në", tha deputeti i KKE-së, Christos Katsotis, në një deklaratë video nga vendi i ngjarjes.



