
Që nga hyrja në fuqi e ligjit kundër ngacmimit në rrugë, 8 muaj më parë, janë vënë rreth 450 gjoba në Francë, tha të hënën ministrja e Barazisë Marlène Schiappa.
Edhe pse i planifikuar prej më se një viti, ligji hyri në fuqi, disa javë pasi u shfaq videoja e një burri, duke goditur një grua jashtë një kafeneje të Parisit. Pamjet e saj tronditën njerëzit anembanë botës.
“Shumë prej jush në këto ndenjëse na thanë se nuk do të funksiononte kurrë, dhe se ne nuk do të ishim në gjendje ta përcaktonim sjelljen fyese seksiste. Masat tona efikase dhe do të kenë edhe më tepër fuqi”, u shpreh Schiappa.
Ajo paralajmëroi ligjbërësit se duhet bërë më shumë për të gjurmuar ngacmimin kibernetik dhe kritikoi platformat e mediave sociale për mungesë bashkëpunimi.
Fyerja seksiste
Ligji i "fyerjes seksite” lejon gjobitjen nga €90 gjer në €750 për sjellje të tilla si gjeste e zhurma të pahijshme, komente degraduese apo ndjekjen këmbëngulëse në rrugë.
Ky ligj u miratua shtatorin e shkuar disa javë pasi sulmi i dhunshëm seksist i xhiruar në kamera shkaktoi zemërim kombëtar.
Marie Laguerre, një student 22-vjeçare, u godit me grusht në fytyrë kur kundërshtoi fërshëllimën e tij të ujkut. Ai është dënuar me gjashtë muaj burg.



