
Projektbuxheti i vitit 2024 ka qenë në qendër të diskutimeve në komisionet parlamentare gjatë mbledhjeve të fundit të realizuara online. Buxheti i vitit që vjen është parashikuar të jetë rreth 7 miliardë euro ose rreth 300 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2023.
Lidhur me këtë, eksperti i ekonomisë Pano Soko në MCN Live u shpreh se misioni i shtetit është për të rritur mirëqenien e vet, teksa thekson se është skeptik kur thuhet se do rritet buxheti i shtetit se ato lekë sipas tij do dalin nga xhepat e qytetarëve.
E para kjo çështja e parave që merr më shumë për mua është demagogji të thuash që është mirë të marri shteti më shumë para. Misioni i shtetit është për të rritur mirëqenien e vet. Tani nëse struktura shtetërore do të ishte shpenzuese e mirë parash, pra nëse paratë që shpenzon ja kthen qytetarit në të ardhura më të mira, pra rritja e lekëve brenda buxhetit të shtetit do ishte gjë e mirë, por nëse qytetarët paguajnë më shumë dhe cilësia që marrin nuk i kompensim ata për ato që kanë paguar, të gjitha këto çfarë bëjnë të gjitha këto para që shkojnë të buxheti shpengohen me më pak ekonomicitet. Prandaj jam skeptik kur thuhet se do rritet buxheti i shtetit se ato lekë prapë nga xhepat tanë do të dalin.
Më tej ai theksoi se sektori bujqësor është i vetmi sektor që ka funksionuar gjithmonë, por sipas tij problem mbetet që mungojnë subvencionet për fermerin. Sipas tij produkti i huaj ka zënë vendin e produktit shqiptar.
Për të parë sa larg është nevoja me qasjen, po marr shembull bujqësinë që e shoh si prioritet, duam apo jo ne. Ne mund të jemi vend bujqësor sepse e vetmja industri që këtu ka funksionuar për mijëra vjet dhe vazhdojmë të jemi vend bujqësor. Kemi pasur probleme në blegtori, kope të tëra me bagëti të imta dhe jo vetëm nisin të thereshin dhe kjo erdhi për shkak se mungonin subvencionimet për të mbrojtur fermerin nga kostot e larta. Në këtë situatë që jemi tani shkon të bëjë 0 tvsh e importit të gjedhit. Nuk kemi problem pse nuk pjell lopa, ne kemi problemin që nuk po e mban dot me ushqim. Shiko sa larg është nevoja që ka sektori që ka nevojë për subvencionim direkt për krerët dhe bën subvencion, ne nuk bëjmë këtë, por këtu është halli ta godasin andej. Kjo është është për të kuptuar se sa qasje e largët është. Qeveria që ka në plan mirëqenien e qytetarit mundohet të targetojë rritjen ekonomike të importeve dhe si një qeveri normale do e bënte këtë që një copë të tregut ja ka zënë produkti i huaj por se ka mendjen fare. Produkti shqiptar nuk është kompetitiv as në Shqipëri.
Ndërsa lidhur me deklaratën e bërë nga kryeministri Rama se taksa për biznesin e vogël do të jetë 0 deri në 2029, Soko u shpreh se triku këtu është se ai thotë tatim-fitimi është 0 por tatimi mbi të ardhurat është 23%, pra sipas tij nuk po ti marrim nga xhepi i majtë por nga i djathti.
Kjo nuk e di se çfarë retorike është, por që një gjë di të them që biznesi i vogël vitin 2024 do ta ketë vitin më të vështirë. Profesionet e lira do tatohen me 15 %, do fillojë të ndëshkohet fiskalisht dhe e shoh si një problem. Ky vend po plaket dhe kur ne e konstatojmë këtë gjë, kryeministri merr një hap dhe ja bën më të vështirë dhe atyre që nuk kanë ikur dhe kanë mbetur këtu. Në vend që ta bëjmë sa më atraktiv që ti marrim ata që na kanë ikur, ne bëjmë të kundërtën. Ky është absurdi i të gjithë kësaj. Si mund të shkosh ti kur gjaku i shoqërisë po të ikën, që përbëjnë atë që quhet shtresa e mesme dhe në këtë moment kur ne po e vuajmë këtë ai merr vendime dhe më keq.



