Rexhina Çelhaga, 22 vjeçe, dyshohet se është shkaaktarja e aksidentit të rëndë që ndodhi pasditen e sotme në aksin Muzinë-Sarandë. Sipas burimeve të MCN, 22-vjeçarja momentin e aksidentit ndodhej në makinë me dy vajza të tjera, shtetase të huaja.

(Në foto: Rexhina Çelhaga)
Teksa udhëtonte, ajo dyshohet t’i ketë prerë rrugën furgonit. Si pasojë, humbën jetën 5 persona, dhe u plagosën 4 shtetase të tjera. 3 prej tyre udhëtonin me fouristradën, ndërsa një tjetër udhëtonte me furgon e cila fatmirësisht shpëtoi. Kjo e fundit, sipas burimeve mësohet se është shtatzënë.
Të plagosurat jashtë rrezikut për jetën që marrin trajtim në spitalin e Gjirokastrës janë shtetaset: Greta Kapidani, e datëlindjes 1996 nga Fieri, e cila ishte pasagjere në furgon. Po kështu janë në spital edhe dy shtetaset italiane të identifikuara si Ana Cascalvilla, e datëlindjes 1998 dhe Xhulia Parini e datëlindjes 1999. Aktualisht në spitalin e Gjirokastrës kanë mbërritur edhe përkthyes të autorizuar për të marrë deklarimet e vajzave italiane bashkë me grupin hetimor.
Ndërkohë, Olesandër dhe Tatiana Fediaeiva janë dy shtetasit ukrainas, që humbën jetën në aksident.
Informacion shtesë i Policisë:
Informacion shtesë mbi aksidentin e ndodhur në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, ku në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip "Land Rover" me drejtuese shtetasen R. Ç., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P., 51 vjeç banues në Sarandë.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit shtetasi B. P., pasagjerët F. K., 77 vjeç, banues në Tiranë, D. K., 72 vjeçe, banuese në Tiranë,
T. F., 48 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe O. F., 53 vjeç, banues në Ukrahinë.
Gjithashtu kanë mbetur të dëmtuara shtetaset G. D., 25 vjeçe, banuese në Tiranë(pasagjere në mjetin tip furgon), R. Ç.(drejtuese Land Rover), A. K., 23 vjeçe dhe G. P., 22 vjeçe, banuese në Itali(pasagjere në Land Rover).
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



