SMS me biznesmenin grek, zbuloi "Eskobarin e Ballkanit" në trafikun e drogës

SMS me biznesmenin grek, zbuloi "Eskobarin e Ballkanit" në trafikun e drogës

Zbardhen detaje të reja të dosjes së Klemend Balilit dhe identifikimit të tij në krye të organizatës kriminale që merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria drejt vendeve të Evropës Qendrore. "Abc News" raporton se ishte pakujdesia e Balilit me mesazhet telefonike,

që çoi drejtësinë greke të identifikojnë atë si personi që furnizonte biznesmenet grek me drogë. Identifikimi i Klement Balilit si organizatori i trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi dhe më pas drejt Evropës Qendrore, është zbuluar nga një pakujdesi e vetë biznesmenit sarandiot.

Autoritet greke, edhe pse prej muajsh po hetonin biznesmenët grekë që merreshin më trafikun e drogës, nuk po arrinin të identifikonin dy numra telefoni, një grek dhe shqiptar që përdoreshin nga një person që njihej si “Kelly” dhe që dyshohej si ishte furnizuesi kryesor i drogës.

Kështu, në fillim të muajti mars, biznesmeni grek Georgios Alifandis i kërkon personit me të cilin komunikonte vazhdimisht për ngarkesat e drogës, që deri atëherë njihej vetëm si Kelly, ti dërgonte me mesazh numrin e pasaportës së tij. Vetëm pak minuta pas kësaj kërkese, personi i njohur si Kelly dhe që kishte në përdorim dy nurmat të telefonit, i dërgon me mesazh nr.e pasaportës së tij. 

Autoritet e drejtësisë greke, me të marrë numrin e pasaportës, e kanë verifikuar atë në sistemin TIMS ku rezulton se “Kelly” është biznesmeni Klemend Balili, që mbante detyrën e Drejtorit Rajonal të Transporteve në Sarandë.

Me identifikimin e numrave të telefonit, prokuroria greke ka siguruar qindra biseda telefonike mes Balilit e skafistëve që angazhonte ai për transportin e drogës dhe biznesmenet greke të cilët ishin pritësit e mallit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy