Një pallat gjysmë i ngrirë në Milano. Nuk është “Photoshop”, por një realitet që është shfaqur para banorëve të Milanos. Dritaret dhe muri i ngrirë i pallatit kanë bërë xhiron e rrjetit brenda pak orësh.
Fasada polare e pallatit historik në të cilin gjendet lokali I njohur “Radetzky” është bërë objekt komentesh në rrjetet sociale. Disa thonë se përgjegjësia i takon një prej banorëve që ka lënë kondicionerin ndezur që në gusht, kur është nisur për pushime.
Në fakt, gjithçka është false, përveç ekipit të zjarrfikësve. Pallati i ngrirë dhe beteja për ndërgjegjësimin lidhur me shpërdorimin e energjisë elektrike kanë një lidhje të fortë. Pra, bëhet fjalë për një fushatë publicitare që ka pasur një impakt të menjëhershëm.
