Vladimir Putin po luan një bixhoz bërthamor shumë të rrezikshëm, por duhet të ndalojë një sjellje të tillë të pamatur.
Kështu deklaroi zëdhënësi i Komisionit Europian, Peter Stano, i cili shtoi se referendumet e paligjshme, të planifikuara këtë fundjavë në Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia nuk do të njihen.
Putin po bën një lojë bërthamore. Ai po përdor elementin bërthamor si pjesë të arsenalit të tij të terrorit dhe kjo është e papranueshme.
Vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë zhvilluar diskutime se si t’i përgjigjen zhvillimeve të fundit në luftën e Rusisë në Ukrainë. Moska do të ketë pasoja nga ana jonë.
Kjo deklaratë vjen pasi Putin njoftoi ditën e sotme mobilizim të pjesshëm ushtarakë, ku janë mobilizuar 300 mijë rezervistëve. Bëhet fjalë për burra të cilët kanë shërbyer më parë në ushtri, me eksperienca luftimesh dhe specializime ushtarake.



