
Një rezolutë është miratuar sot nga Parlamenti Evropian ku thuhet se marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi duhet të “bazohet në njohjen të ndërsjellë”. Vlen për t’u theksuar se është hera e parë që në një dokument të institucioneve evropiane përmendet njohja reciproke Prishtinë-Beograd.
Në një reagim raportuesja për Kosovën në PE Viola Von Cramon tha:
Vota e sotme dëshmon përkushtimin e Parlamentit për integrimin e Kosovës në BE dhe jep një udhëzim se si mund të zbatohen standardet evropiane në Kosovë. Kosova ka dëshmuar në vazhdimësi përkushtimin për të avancuar në reformat e lidhura me BE-në dhe është pozicionuar qartë si një partner i besueshëm, i fuqishëm i lidhur me aleancën evropiane dhe transatlantike. Për fat të keq, BE-ja ka dështuar që të sigurojë lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës. Unë shpresoj vërtetë se ky është raporti i fundit ku përmendet dështimi i liberalizimit të vizave”.



