Artistja e piercing jep disa këshilla para se të vendosim aksesorë në vesh, hundë dhe kërthizë

Artistja e piercing jep disa këshilla para se të vendosim aksesorë në vesh, hundë dhe kërthizë

Një piercing apo një tatuazh të bën të dukesh ndryshe nga të tjerët dhe konsiderohet modë.

Piercing në kërthizë, në gjuhë, në buzë dhe vende të tjera ka prirje joshëse nga të gjitha moshat, pohon artistja e piercing Anuela Prifti, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”.

Ka gjithmonë kohë, klientja ime më e madhe është 65 vjeç për piercing, shqiptare nga Durrësi që jeton në Itali. Në kërthizë e ka bërë, u kujtova tha tani se gjithë këto vite që doja ta bëja tha, kishte qenë ky mentaliteti. Ishte e çuditshme si rast, se shumica qëndrojnë të hunda, veshi është ai më klasiku, por ishte interesant dhe më pëlqeu që guxoi.

Fillimisht kur vijnë klientët konsultohemi bashkë, por ka nga ato vijnë dhe thonë e dua këtë se e kam parë në instagram, ose dikujt, trend, dhe nuk e mendojnë gjatë a ju shkon apo jo, vetëm e kanë qejf është në modë dhe hajde po e bëjnë.

P.sh. një piercing për vetull nuk është për të gjithë.

Artistja e piercing thotë se jo të gjithëve u shkojnë kërkesat që duan.

Sipas saj, edhe ana anatomike është një faktor i rëndësishëm që nuk të lejon ta bësh piercing në një pjesë të trupit ku dëshiron klienti.

Unë arrij në pamje të parë duke u parë karakterin ose veshjen, arrij të përcaktoj klientëve a u shkon një piercing apo jo. Ka nga ato që u them nga ana anatomike nuk bën ta bëjnë, dhe kanë ndërruar mendje, psh vendin e kanë të vogël për x piercing, psh në kërthizë, ndodh nuk ka vend, lëkura e refuzon dhe e nxjerr jashtë.

Përveç mirëmbajtjes që është ndër më kryesoret ka edhe fakte që lëkura nuk e pranon, nuk do të adaptohet me atë trupin e huaj që duam ta vejmë.

Kam studiuar për infermieri dhe më ndihmon shkolla sepse njoh anatominë e trupit, njoh ku ta shpoj, njoh nervat, kapilarët, ku janë venat më serioze, me ndihmon shumë, kurse pjesa tjetër është estetike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy