Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, gjatë samitit për Ballkanin Perëndimor, është takuar me përfaqësuesen e lartë për siguri dhe politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
Mogherini shfrytëzoi mundësinë që t’i urojë kryeministrit Zaev për vendimin e Këshillit të BE-së për marrjen e datës për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me BE, dhe theksoi rezultatet e procesit të reformave dhe vendimin e guximshëm për arritjen e marrëveshjes me Greqinë.
Përfaqësuesja e lartë deklaroi se Komisioni Evropian mbetet e plotësisht i përkushtuar në përkrahjen e Maqedonisë në fazën e re të reformave, si dhe përkrahjen për organizimit e referendumit në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.



