Policia italiane ka zgjedhur një mënyrë tjetër për asgjesimin e kanabisit shqiptar, ku në Ferrara, përveç tymit të zakonshëm të mbetjeve, dy javët e fundit në ajër ka pasur edhe substanca narkotike.
Një sasi prej 2 ton drogë e llojit marijuanë dhe hashash, e konfiskuar në Lidos, e ndarë në rreth 100 pako të mëdha kanë përfunduar njëra pas tjetrës në incinerator në kontrollin e rreptë të policisë së Ferrara dhe Comacchio-s.
Draga e djegur me incenerator është sekuestruar tetorin e kaluar nga policia vendase.
Policia nuk kishte një ambient të posaçëm për sasinë e madhe të drogës së kapur, për të cilën është arrestuar një shqiptar dhe për këtë arsye, u zgjodh djegia e plotë e saj.
Tashmë, prokuroria i ka kërkuar gjykatës nisjen e procesit gjyqësor për shqiptarin Rolando Rrapaj, djaloshi 19 vjeçar nga Vlora, që mediat italiane e cilësojnë si "kryeqytetin e drogës".
Djali deri më tani nuk i është përgjigjur asnjë pyetjeje të hetuesve dhe policisë për rolin e tij të zbarkimit të sasisë së madhe të drogës në Lido Spina natën e 17 tetorin, në një plazh natyror në Bellocchio.
Sipas hetimeve fillestare, Rapaj mund të jetë pjesë e një organizate të madhe dhe që ka punuar në emër të saj.
Hetimet e policisë çojnë të gjitha lidhjet e trafikut në Shqipëri nga ku është edhe nisur ngarkesa e drogës.



