Kosovë-Serbi/ Abazoviç propozon që raundi i ardhshëm i bisedimeve të mbahet në Mal të Zi

Kosovë-Serbi/ Abazoviç propozon që raundi i ardhshëm i bisedimeve të mbahet në Mal të Zi

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është shprehur i gatshëm që vendi i tij të mikpresë bisedimet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se kjo ofertë vjen për shkak të raporteve të mira me liderët e të dyja vendeve.

“Personalisht, do të doja të zgjeroja ofertën time, nëse ka ndonjë raund të ri bisedimesh mes Kosovës dhe Serbisë, për t'i pritur në Mal të Zi”, ka thënë ai në një intervistë për “The Pavloviç Today”.

“Ne nuk jemi pjesë e dialogut, por personalisht besoj se propozimi evropian paraqet një zgjidhje të mirë që është fitimprurëse edhe për Serbinë edhe për Kosovën. Kjo është rruga që rajoni duhet të ndjekë. Rruga e normalizimit është ajo e duhura për rajonin si hap i parë dhe në fund, pasi të plotësohen të gjitha kriteret, anëtarësimi në Bashkimin Evropian si synimi final për të gjithë rajonin”, ka theksuar ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy