
Kryeministri Italian, Giuseppe Conte i është drejtuar presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, dhe presidentit të Këshillit të BE-së, Donald Tusk, por edhe udhëheqësve të tjerë europianë, për të gjetur një zgjidhje për 450 emigrantët që ndodhen në bordin e anijes. “Italia, – shkruan ai, – nuk do të vazhdojë të mbajë e vetme mbi shpinë barrën e emigrantëve”.
Thirrje kjo, që sipas kryeministrit Conte është dëgjuar nga Malta dhe Franca, të cilat do të marrin përgjegjësinë e shteteve të tyre, me nga 50 emigrantë secila. Kryeministri italian, në letrën dërguar udhëheqësve të Bashkimit Europian, kërkon aplikimin e menjëhershëm të parimeve europiane të mbështetura edhe në Këshillin e fundit Europian, në fund të gushtit, pasi Italia nuk mundet më e vetme dhe e izoluar të mbajë barrën e një problem, që i përket sipas tij të gjithë Europës.
Një mesazh ky që është pasuar nga një reagim, duke parë që Franca dhe Malta, sipas Contes, janë shprehur të gatshme të presin 100 nga 450 emigrantët që pritet të zbarkojnë në Itali. 450 persona ndohen në bordin e një anijeje të nisur nga brigjet libiane, të cilat më herët kanë hyrë në ujërat territorial malteze, porse autoritetet atje nuk i kanë lejuar të hyjnë në port. KJo ka bërë që anija t’I drejtohet ujërave italiane, të cilët janë shpëtuar nga “Guardia di Finanza”-s dhe një patrulluesi britanik , në dispozicion të “Frontex”-it.



