Tomorri: Heqja e rentës minerare, masë klienteliste (VIDEO)

Tomorri: Heqja e rentës minerare, masë klienteliste (VIDEO)

Heqja e rentës minerare për tre vite është një masë klienteliste e marrë nga qeveria.

Kështu është shprehur gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, në një intervistë për TVT.

Tomorri e ka konsideruar heqjen e rentës minerare nga qeveriaa për 3 vite si një masë tërësisht klienteliste, pasi në asnjë vend të botës këto pasuri publike nuk u jepen kompanive private.

Sipas tij nuk ka sens logjik të heqësh rentën minerare në kushtet kur çmimet e mineraleve kryesore janë në rritje dhe rekuperim.

Është një masë klienteliste. Argumentimi me të cilin drafti ka shkuar në Parlament është tëresisht i pabazuar dhe amatoresk. Ka pasur një rënie të çmimit të mineraleve, por kjo gjë ka ndryshuar. Në këto momente, çmimet e mineraleve kryesore janë në rritje dhe në rikuperim dhe nuk ka sens të heqësh rentën minerare në këtë moment përmes kësaj mase. Kromi bakri apo çdo mineral tjetër janë pasuri publike, por një ditë shfrytëzimi përfundon. Nuk ka vend tjeter në botë që u jep kompanive private mundësinë t'i shfytëzojë. Një masë e tillë është klienteliste, dhe do përfundojnë vetëm te ato kompani që kanë lincencat. Është qartërisht në vazhdën e masave klienteliste që qeveria ka marrë gjatë këtyre viteve”, ka shpjeguar Tomorri.

I pyetur nga gazetari për procesin e fiskalizimit në vend, Tomorri është shprehur se ky proces është brenda afatit, dhe në 1 janar do të fillojnë transaksionet e biznesit me shtetin, duke u pasuar më pas me transaksione të tjera nga 1 korriku mes biznesit dhe konsumatorit.

Tomorri e ka konsideruar fiskalizimin si një proces kompleks, por që nuk ka kthim pas.

“Procesi është brenda afatit. Në 1 janar do fillojnë transaksionet me biznesin dhe shtetin, ndërsa nga 1 korriku do fillojnë transaksionet mes biznesit dhe konsumatorit. Hallka e parë e transaksioneve biznes-shtet, nga ana teknike është me e lehta për t’u realizuar, dhe nuk besoj se do ketë shtyrje. Me gjasë nga 1 korriku do fillojnë dhe transaksionet mes biznesit dhe konsumatorit. Është një proces kompleks, por nuk ka kthim pas", ka thënë ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy