
Në Shqipëri është zhvilluar ministeriali Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë, i organizuar në kuadër të presidencës çeke të BE-së.
Komisioneri i BE-së për Drejtësinë, Didier Reynders, përmes një mesazhi në “Twitter” i konsideroi të frytshme diskutimet.
Megjithatë ai vuri në dukje se Shqipërisë i nevojitet të bëjë ende shumë punë për të konsoliduar kapacitetet e sistemit gjyqësor.
Është kënaqësi të jem në Tiranë për takimin ministerial për drejtësinë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Faleminderit Presidencës çeke dhe Ulsi Manjës për këtë mundësi. Ishte një shkëmbim i rëndësishëm për të forcuar lidhjet tona me dhe në rajon dhe për të shqyrtuar së bashku mundësitë për bashkëpunim më të ngushtë.
Diskutim i frytshëm dhe i thelluar me Ulsi Manjan, Ministri i Drejtësisë. Shqipëria ka bërë progres të mirë në reformat e saj në drejtësi, ndërkohë që nevojitet më shumë punë për të konsoliduar kapacitetet e sistemit gjyqësor, duke përfshirë edhe trajnimin e gjyqësorit”.



