Të paktën 559 fëmijë janë vrarë në Ukrainë dhe 1449 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i luftës, pas ndërhyrjes nga forcat ruse.

Një shifër e tillë është bërë e ditur nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Facebook, siç raportojnë mediat ukrainase.
Numri i ri përfshin katër fëmijë që vdiqën gjatë së hënës në Kiev për shkak të sulmit masiv me raketa ruse, i cili goditi gjithashtu një spital pediatrik në kryeqytet.



