
Dhjetëra qytetarë u mblodhën sot në sheshin “Skënderbej” këtë të diel për të protestuar kundër abuzimit seksual.
Duke marrë shkas nga rasti i përdhunimit të 15-vjeçares në Mirditë, qytetarët ngritën zërin për t’i thënë “JO” dhunës. Me pankarta në duar dhjetra vajza të reja u bëjnë thirrje institucioneve të marrin masa që këto raste mos ndodhin më në Shqipëri dhe që të jetojnë pa frikë.
“Përdhunues, si i shikon në sy fëmijët e tu”, Eduko djalin”, “Ne jemi me ty”, “Ti s’je vetëm”, ishin disa nga pankartat që mbaheshin në duar.
Mirëpo vëmendjen në këtë protestë e ka tërhequr një grua, e cila në shenjë protestë është shfaqur tërësisht nudo.
Gruaja në shenjë revolte kundër përdhunimit të vajzave dhe grave është shfaqur nudo, teksa në dorë mbante një pankartë.
Nga sheshi “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.



