Vdiqën 41 veta nga zjarret, dorëhiqet ministrja e Brendshme e Portugalisë

Vdiqën 41 veta nga zjarret, dorëhiqet ministrja e Brendshme e Portugalisë

Ministrja e Brendshme e Potrugalisë ka dhënë dorëheqjen pasi 41 persona humbën jetën në zjarret masive dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur. Në letrën e dorëheqjes, ministrja Constanca Urbano de Sousa shpjegoi se po largohet për arsye të dinjitetit të saj dhe se asnjë motiv politik apo personal nuk do të mund ta detyronte atë të qëndronte ende në pushtet.

Menjëherë, Presidenti portugez ka thirrur parlamentin për të vendosur nëse qeveria aktuale do duhet të vazhdojë me pozicionimet që ka, apo nëse do të ketë nevojë për ndryshime të mëtejshme

Presidenti Marcelo Rebelo de Sousa tha se qeveria duhet të ketë një mandat të fortë në mënyrë që të zbatojë reformat e menxhimit të zjarreve dhe të pyjeve për të shmangur tragjedi të tilla në të ardhmen. Megjithëse presidenti në Potugali ka rol ceremonial, ai ka të drejtën të shpërbëjë parlamentin. 

Partia Popullore opozitare, ka paraqitur tashmë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë aktuale,  në përballimin e situatave emergjente në vend. 

Ministrja e brendshme de Sousa është akuzuar gjithashtu si përgjegjëse për vdekjen e 60 personave nga një zjarr masiv në Qershor të këtij viti në Portugali. Në letrën e saj të dorëheqjes ajo shpjegoi se i kishte kërkuar  privatisht kryeministrit portugez të largohej në atë kohë, por ai kishte refuzuar.

Të hënën u shpall gjëndja e jashtëzakonshme, ndërsa  rreth 6,000 zjarrfikës u pozicionuan për të luftuar me flakët që përfshijnë pothuajse  gjysmën e tokës portugeze. Aludohet se moti i nxehtë dhe i thatë në Portugali së bashku me erërat e forta të uraganit Ophelia kanë ndikuar në përhapjen e zjarreve gjerësisht, por qeveritarët portugeze këmbëngulin se zjarrvënia ishte e qëllimshme dhe e konsiderojnë si akt terrorist.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy