Komisioni i Ekonomisë është shoqëruar me debate për lëvizjet e fundit të prokurorëve në vend. Ka qenë deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e cila ka hedhur akuza se kryeprokurorja Arta Marku në punën e saj të një muaji ka marrë vendime politike nën presionin e kryeministrit.
“Një depititi i akuzuar për dekriminalizimin iu ul dënimi, u akuzuan dy prokurorë që kanë në dorë dosjet kryesore të Durrësir dhe të Elbasanit, për bandën e Xibrakës, për dy kryeyar bashkie që janë në ivestigim. U more një vendim për ish-ministrin e Brendshëm dhe nuk u apelua nga Prokuroria e Përgjithshme dhe ky fatkeqsishtë është bilanci i zonjës në detyrë”, tha Tabaku.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Komosionit, Erion Braçe i cili në kundërpërgjigje të Tabakut deklaroi se gjatë kohës si drejtues i organit të Akuzës në Elbasan, Dritan Gina ka nxjerrë policët në tentativë vrasjeje dhe vrasësit nën akuzën e tejkalimit të vetëmbrojtjes.
“Në qoftë se ju më thoni që ky prokurori i Elbasanit, që në dijeninë time ka nxjerrë policët në tentativë vrasjeje dhe vrasësit nën akuzën e tejkalimit të vetëmbrojtjes, ka regjistruar procedim penal për kryetarin e Bashkisë së Elbasanit unë jap dorëheqjen, patjetër çohem unë dhe ik nga ky vend”, deklaroi Braçe.
Madje, Braçe ka shkuar edhe më tej me akuzat, duke prërmendur se në parlament kolegët e tij deputetë janë vrasës, dhe i kanë shpëtuar gjykimit me raporte të rëndomta mjekësore.
“Pa asnjë diskutim që unë kam në Kuvendin e Shqipërisë, koleg që ka vrarë 4 njerëz në mes të bulevardit. Pa asnjë diskutim, që unë kam në Kuvendin e Shqipërisë një koleg që ka vrarë 26 veta, i ka pjekur”, tha Braçe.
Komisioni i Ekonomisë në rend të ditës kishte diskutimin për ngritjen e një sekretariati në Këshillin Kombëtar Ekonomik Kombëtar, i cili nga opozita u cilësua si një organ i dubluar që nuk e ndihmon biznesin, ndërsa u kalua me votat e së majtës.



