Protestat në Serbi, Sheholli: Shumë shpejt mund të bëhemi dëshmitarë të fundit të pushtetit të Vuçiçit (VIDEO)

Protestat në Serbi, Sheholli: Shumë shpejt mund të bëhemi dëshmitarë të fundit të pushtetit të Vuçiçit (VIDEO)

Përgjatë një muaji, Serbia është përfshirë nga protestat masive që nisën në fillim të nëntorit pas shembjes së një tende betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, duke vrarë 15 persona. Studentët e pothuajse 40 fakulteteve në mbarë vendin kanë nisur demonstratat e përditshme dhe shumë analistë mendojnë se kjo është nisja e një krize politike që do të sjellë ndryshime në Beograd. Fatmir Sheholli, ekspert sigurie, thotë se nëse vendosmëria e studentëve do të vijojë të jetë e njëjtë, shumë shpejt, pushteti i Vuçiç do të bjerë. Një zhvillim i pritshëm, sipas Shehollit, mund të jenë sanksionet e SHBA-ve.

Nuk është gjë e re kjo që po ndodh. Tani janë ngritur në këmbë studentët. Ky fakt e ndryshon totalisht formën e veprimit në Serbi. Kur studentët janë ngritur në këmbë, historikisht e kanë fituar betejën. Një pjesë e madhe është duke u përgjuar nga sigurimi sekret i Serbisë. Ajo që do të ndodhë është vendosja e sanksioneve amerikane ndaj kompanisë së naftës, Nis, ku 70% janë aksionerë rusë. Nëse opozita në Serbi dhe studentët nuk do të bien pre e fjalëve të buta, atëherë do të jemi dëshmitarë shumë shpejt të fundit të pushtetit të Vuçiç.

Nuk duhet të kemi shpresa të mëdha që Vuçiç të lërë pushtetin. Ajo që do ta vendosë me shpatulla pas murit do të ishin sanksionet e BE. Ka qenë pak i përkëdhelur nga SHBA përmes ambasadorit Christopher Hill.  Partitë opozitare vështirë të bashkohen, Vuçiç i ndan. Vuçiç vjen nga shkolla e Sheshelit. Kjo shkollë bën që opozitën vazhdimisht ta shkëpusë. Serbia derisa nuk e njeh Kosovën si shtet, në do të vazhdojmë të kemi probleme.

Sheholli tha se Vuçiç po ushtron presion mbi drejtuesit e universiteteve për të fashitur protestat.

Vuçiç po i frikëson dekanët e fakulteteve. Por unë kam vërejtur që këto nuk janë përfillur shumë nga studentët. Nuk është e lehtë rrëzimi i diktaturës së Vuçiçit. Aleat kryesor e ka Hungarinë. Ka ditur ta mbajë balancën mes Perëndimit dhe Lindjes. Thotë që jemi të painkuadruar as në Perëndim, as në Lindje. Në Serbi ka korrupsion të faktuar nga mediat. Vetëm 3 media në Serbi janë të lira. Të shpresojmë që do të vendosen sanksione të fuqishme ndaj tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy