Fevziu: Arrestimi i Metës në një shfaqje force i panevojshëm, deri nga pranvera dyshoj se SPAK do japë goditje të tjera

Fevziu: Arrestimi i Metës në një shfaqje force i panevojshëm, deri nga pranvera dyshoj se SPAK do japë goditje të tjera

Gazetari Blendi Fevziu i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar arrestimin e kreut të PL-së Ilir Meta për të cilin është shprehur ndalimi i tij në një shfaqje force ishte  panevojshëm dhe jo dinjitoz.

Ai tha se drejtësinë duhet ta shohim jo te çështjet e të shkuarës, pasi gjërat nisin nga çështjet dhe jo emrat se kush do arrestohet.

Sipas do e gjykojmë SPAK realisht kur të shohim çfarë vendimesh do marrë drri nga marsi sepse me dy lidërët e opozitës në burg zgjedhjet janë të mbaruara që në fillim.

Për dosjen e Metës nuk e njoh, lexova pjesën që prokuroria ka çuar në gjykatë për të kuptuar diçka se si ka funksionuar SPAK. Ajo që më ka bërë përshtypje ishte arrestimi i tij që ishte një shfaqje që duhej shmangur. Nqs hynë në rrjetet sociale do shohësh një kategori të madhe njerëzish që kanë shpërthyer me komente duke thënë se mirë ja bënë ta kishin  tërhequr zvarrë.

Nuk dua të hyjë te procesi në vetvete por mendoj se arrestimi i  Metës në një shfaqje force ishte i panevojshëm dhe jo dinjitoz dhe jo për Metën por për çdo qytetar, skena të tilla i takojnë një banditi. Mendoj se njerëzit që nuk përbëjnë rrezikshmëri duhet të hetohen të lirë dhe nëse vërtetohen dyshimet atëherë shkon në burg.

Më tej ai tha se me dy lidërt e opozitës në burg, i bie të marri Ramën për ballancë, por në momentin që SPAK do bëjë drejtësi s’ka pse të kujdeset për ballancën.

Drejtësinë duhet ta shohim jo te çështjet e të shkuarës. Gjërat nisin nga çështjet dhe jo emrat se kush do arrestohet. Çështja më e madhe është ajo e inceneratorëve dhe problemi është se kjo çështje s’ka fajtorë për momentin. Do e gjykojmë SPAK realisht kur të shohim çfarë vendimesh do marrë ndaj çështjeve të mëdha të sotme.

Deri tani goditja më e madhe është dhënë te dy krerët e opozitës dhe duke qenë ata të dy një në burg të plotë, tjetri nga shtëpia nuk mund të kemi zgjedhje. Dyshoj se deri nga pranvera SPAK do japë disa goditje të tjera, dhe për këtë na duhet të presim të paktën deri nga marsi se ku do e vendosë SPAK pikën, nëse se vendos pikën këtë zgjedhje janë të mbaruara që në fillim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy