
Martina Pajollari e akuzuar si e përfshirë në vrasjen e Martin Çeços, është lënë në burg nga Gjykata e Korçës deri në përfundim të hetimeve. Ajo ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave të prokurorisë, ndërsa është shprehur se gjatë deklarimeve ka qenë nën presionin e punonjësve të policisë.



