
Roli i shqiptarëve në botën e krimit po zgjerohet dita-ditës.
Gazetari i kronikës, Elkier Bushkolaj, në “MCN live”, veçoi faktin se në Dubai fshihen element të krimit shqiptar, gjë që shumë herë autoritet shqiptare e kanë të pamundur ekstradimin e tyre në vend.
Shumë elemente të botës së krimit në Shqipëri posaçërisht nga bandat e Elbasanit, por edhe të tjerë që kanë vepruar në shtet të ndryshme të BE-së, janë strehuar në Dubai.
Por qe ne kemi element te krimit shqiptar që jetojnë dhe veprojnë ne Dubai dhe autoritetet shqiptare asnjëherë nuk kanë mundur të bëjnë një bashkëpunim me autoritetet e Dubait për ekstradimet e tyre në Shqipëri.
Madje edhe Belgjika ka kërkuar një prej personazheve të botës së krimit shqiptar i akuzuara për lidhje me botën e krimit në Belgjikë, dhe sërish nuk është bërë dot i mundur ekstradimi i tij në Belgjikë për shkak se Dubai u afron elementëve të sjellin te ardhura në këtë vend.



