Masakra në Fort Lauderdale, autori veteran lufte në Irak

Masakra në Fort Lauderdale, autori veteran lufte në Irak

I dyshuari për vrasjen e 5 personave dhe plagosjen e 8 të tjerëve në aeroportin Fort Lauderdale të Floridës (SHBA) është 26-vjeçari Esteban Santiago, një veteran lufte në Irak. 26-vjeçari hapi zjarr në zonën e tërheqjes së bagazheve, në Terminalin 2 të aeroportit. Dëshmitarët thonë se ai ishte shumë i qetë dhe nuk tha asgjë ndërkohë që qëllonte njerëzit që mundoheshin të iknin ose të fshiheshin. Ai iu dorëzua policisë pasi i mbaruan municionet.

“Nuk përjashtojmë asgjë, as terrorizmin. Po hetojmë me imtësi për të përcaktuar motivet e këtij sulmi”, tha George Piro i FBI-së.

Esteban Santiago do të dalë përpara gjykatës ditën e hënë. Mediat amerikane thonë se ky person ka probleme mendore dhe mendohet se ka thënë më parë këto fjalë: “Qeveria më kontrollon mendjen dhe më bën të shoh video xhihadiste”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy