Këshillimi kombëtar/ Karamuça: Nisma nuk ka përfshirë të gjithë qytetarët, gjykatat në kolaps (VIDEO)

Këshillimi kombëtar/ Karamuça: Nisma nuk ka përfshirë të gjithë qytetarët, gjykatat në kolaps (VIDEO)

Drafti i hartuar nga kryeministri Edi Rama me 12 pika përmes të cilave  u kërkon një përgjigje qytetarëve duke e konsideruar si një referendum, ka në brendësi të tij mes të tjerave edhe e largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët ende nuk kanë kaluar vetingun, por është konstatuar se kanë kryer shkelje të rënda gjatë ushtrimit të detyrës.

Lidhur me këtë nismë në studion e lajmeve në 'MCN Live' pedagogu i kriminalistikës, Ervin Karamuça, deklaroi se ajo që është duke bërë kryeministri është marrja e njëlloj mendimi duke ngritur 12 pikat. Sipas tij, në këtë nismë nuk janë përfshirë të gjithë qytetarët, pasi shpërndarja e zarfeve është bërë në mënyrë të selektuar.

Ndërsa lidhur me ashpërsimin e dënimeve dhe largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, Karamuça tha se vetingu futi në një kolaps drejtësinë pasi gjysma e gjyqtarëve nuk punojnë, ndërsa gjysma tjetër janë të mbingarkuar me çështjet.

Është një mënyrë komunikimi e veçantë sepse nuk i përshtatet traditës së mëparshme të komunikimit sepse është parë që ka pasur anketime, sondazhe dhe iniciativa por asnjëherë referendum dhe ky është një handikap i madh. Ne kemi një ligj për konsultimin publik dhe ky tregon se në çfarë mënyrë duhet të angazhohet qeveria në raport me qytetarët.  Gjeja kryesore është se nëse ka iniciativë kjo vendoset në një sistem elektronik ku më pas nisin dhe konsultimet. Kryeministri merr njëlloj mendimi dhe zarfet nuk i janë çuar të gjithë popullatës, janë shpërndarë në mënyrë seklektive dhe është një mendim që merr kryeministri për disa prej çështjeve që janë ngritur me pikëpyetje të mëdha ku disa prej tyre e kanë gjetur rrugën e zbatimit. Kanë nisur planet strategjike por ne mbetemi dhe fokusohemi te drejtësia.

Që nga 2016 kemi ndërmarrë reformën në drejtësi një reformë që u fokusua më shumë tek integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve kemi aktualisht një vetting, pra kemi ndryshime strukturore, por në 2021 parlamenti ndërmori prapë një iniciativë legjislative sepse për ti prerë rrugën vakancave dhe zvarritjeve që erdhën si pasojë e vetingut. Sot kemi një mbingarkesë të madhe të dosjeve, gjykata apelit është në momentin e saj më të keq, dhe nëse ka abuzim nga gjyqtarët mund të gjenden mekanizmat por ato që kërkon sovrani janë ato me procesin sa më të shpejtë.

Të gjitha dyshimet kanë ardhur si pasojë sepse ka pasur 2-3 raste që kanë abuzuar me vendimet duke liruar të dënuar të rrezikshëm kështu që në këtë kuadër është vënë një alarm i madh por edhe për këtë rast kemi institucione konkrete që marrin masat, por problemi është kush do të gjykojë nëse janë veprime flagrante të dyshimta. Po ti referohemi situatës së sotme nga KLP jemi në situatë kolapse sepse kemi gjysmën e numrit të punonjësve që janë në mbingarkesë dhe gjysmën tjetër të shkarkuar. Institucionet janë në një situatë të vështirë, janë në kolaps.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy