Flamuri i Kosovës ngatërrohet me atë të BE-së gjatë vizitës së Kurtit në Shkup

Flamuri i Kosovës ngatërrohet me atë të BE-së gjatë vizitës së Kurtit në Shkup

Një tjetër incident është shënuar para konferencës së përbashkët për shtyp mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe atij të Kosovës Albin Kurtit.

Një video e cila është bërë virale, tregon se organizatorët maqedonas kishin ngatërruar flamurin e Kosovës me atë të Bashkimit Evropian, në sallën ku do të mbahej konferenca për shtyp mes dy liderëve, në Shkup.

Shumë qytetarë e kanë komentuar si provokim nga pala maqedonase, veprim i cili pason incidentin e presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit.

Në delegacionin e Kosovës për këtë vizitë në Shkup ishte edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila i dërgoi notë proteste Shkupit, por edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ai i Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy