Aplikacioni i përdorur nga krimi/ Zhabina: Nëse Matrix ‘shkon’ në dorën e Prokurorisë, do të zbardhen vrasje të rënda të periudhës 2021-2024 (VIDEO)

Aplikacioni i përdorur nga krimi/ Zhabina: Nëse Matrix ‘shkon’ në dorën e Prokurorisë, do të zbardhen vrasje të rënda të periudhës 2021-2024 (VIDEO)

Europol ka zbërthyer një tjetër aplikacion pas atij të Sky dhe Encrochat të përdorur nga grupet kriminale duke u hequr nga duart rrjeteve të shumta në mbi 30 shtete bisedat e koduara.

Gazetari Xhevair Zhabina, thotë në “MCN live” se aplikacionin MATRIX, sipas Europol e kanë përdorur edhe nga grupet shqiptare.

Sipas tij ky aplikacion ka dal në pah pas hetimeve që po zhvilloheshin ndaj Nuredin Dumanit, i cili në një rast komunikimi me Suel Çelën, ka biseduar për një ekzekutim të një personi në Tiranë.

Matrix si aplikacion ishte i radhës, ndër aplikacionet më të përdorura sipas Europol kishte gjetur zbatim në 33 gjuhë të botës, në mesin e tyre dhe gjuha shqipe. Për herë të parë aplikacionin Matrix e kam ndeshur te hetimi që po zhvillohej ndaj Nuredin Dumanit, në vitin 2022, dhe aty flitej që Nuredin Dumani kishte marrë porosi për të ekzekutuar njerëz me anë të këtij aplikacioni dhe këtu na del një personazh tjetër shume i diskutuat këto ditë, si Suel Çela, ku ai fliste me të, për të vrarë një person në Tiranë dhe gjithë ky komunikim bëhet në Matrix.

Gjithë atë kohë deri tani, kjo pafytyrë konsiderohej e paprekshme, e pathyeshme por Europol na tregoj që edhe ky aplikacion tashmë është në serverët e tij dhe komunikimet që janë bërë më të, janë në dorën e institucioneve të drejtësisë, agjencive ligjzbatuese dhe tani pritet që të bëhet e njëjta gjë si në rastin e SKY ECC për ta legjitimuar në Gjykatë dhe për të pasur mendime që këto komunikime të përdoren si provë për të arritur më aps te ngjarjet kriminale, trafik droge, etej.

Gazetari Zhabina thotë se nëse legjitimohet nga Europol dhe Martrix do të jetë më pas në dorën e Prokurorisë, do të zbardhen krime të rënda të viteve 2021-2024, kryer në Shqipëri.

Po të lexosh disa dosje ku baza e komunikimeve ne Sky ECC, ti kupton aty që anëtaret e grupeve kriminale dhe ata që komunikojnë dhe i besojnë këtij aplikacioni kanë nuhatur që ajo ka rënë në duart e organeve ligizbatuese pasi, disa punë të tyre për trafikun e drogës po goditeshin herë pas here dhe ata kishin pikasur që kjo mënyrë komunizmi përgjohej tashmë dhe është në duart e autoriteteve.

Pastaj është edhe aplikacioni Gopst dhe aty shqiptarët kishin komunikim por edhe Matrix që vazhdoj për më tepër duke u konsideruar si platformë e sigurte.

Por pavarësisht grupet kriminale e dinin që do të vinte fundi i kësaj gjejë, por mbetet për tu parë se cili do të jete veprimi i Europol për ti legjitimuar, por di të them së nesër Matrix do të jetë në dorën e Prokurorisë së Posaçme kam përshtypjen që aty do të shohim edhe zbardhjen e krimeve shumë të rënda që kanë ndodhur në periudhën 2021-2024, pasi Sky ECC në shtrirjen e  saj kohore ishte më i limituar kurse Matrix është më i shtrirë në kohë dhe do të shohim surpriza të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy