Ministri rumun i Mbrojtjes, Vasile Dincu, dha dorëheqjen ditën e sotme, duke deklaruar se nuk mund të punonte me presidentin e vendit mes presionit disa javor pasi tha se e vetmja mundësi e Ukrainës për t’i dhënë fund luftës ishte, që të negociohej me Rusinë.
Rumania, një anëtare e Bashkimit Europian dhe NATO-s, ndan një kufi prej 650 kilometrash me Ukrainën, pret një sistem të mbrojtjes raketore balistike të SHBA-së dhe që nga ky vit, është shtëpia e një ekipi të përhershëm luftarak të NATO-s.
Rreth 2.65 milionë ukrainas kanë ikur në Europë nëpërmjet Rumanisë në tetë muaj që nga fillimi i luftës.
Dorëheqja ime është bërë pasi është e pamundur të bashkëpunosh me presidentin rumun, kreun e Forcave të Armatosura.
Konsideroj se largimi im nga detyra është i nevojshëm për të mos bllokuar një sërë planesh që janë absolutisht të nevojshme për ministrinë dhe ushtrinë.
Në fillim të tetorit, Dinku deklaroi se Ukraina kishte nevojë për aleatë ndërkombëtarë për të negociuar garancitë e sigurisë dhe paqen me Rusinë, duke marrë kritika nga presidenti i vendit Klaus Iohannis dhe udhëheqësit e koalicionit qeverisës.
Më vonë ai deklaroi se komentet e tij ishin keqinterpretuar.



