
Një makinë bombë shpërtheu në verilindje të Sirisë afër Ras al Ayn, në një zonë të kaluar nën kontrollin e ushtrisë turke me ofensivën e muajit të kaluar kundër milicive kurde. Shpërthimi shkaktoi të paktën 17 të vdekur dhe mbi 20 plagosur. Njoftimin e bën Ministria e Mbrojtjes së Ankarasë.



