Të dënuarit me vendim të formës së prerë rrezikojnë mandatet/ FactCheck zbardh vendimin e Gjykatës Kushtetuese në 2013

Të dënuarit me vendim të formës së prerë rrezikojnë mandatet/ FactCheck zbardh vendimin e Gjykatës Kushtetuese në 2013

Nga 61 kryebashkiakë që ka vendi aktualisht, dy prej tyre janë të dënuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme në zbatim të ligjit të dkriminalizimit.

Një është dënuar me vendim të formës së prerë, pra edhe nga Apeli. Ai është Qerim Ismailaj, qytetari i parë i Mallakastrës ndërsa tjetri është Kreshnik Hajdari i dënuar momentalisht me vendim të shkallës së parë të gjykatës së posaçme.

Ismailaj u dënua me 4 muaj burg konvertuar me 40 orë punë publike me akuzën e falsifikimit të formularëve vulave e stampave.

Me 9 muaj burg konvertuar me 150 orë pune, për të njëjtën akuzë u dënua edhe Kreshnik Hajdari, kryebashkiak i Kuçovës.

Emisioni FactCheck zbardh pas një dekade vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila cilëson motiv të ligjshëm dënimin e një zyrtari publik për ta shkarkuar nga detyra, gjë e cila deri më tani s’ka ndodhur as me Ismailajn e as me Hajdarin.

Por, sipas vendimit të vitit 2013 shpallur më datë 25 korrik, dënimi me gjobë për mosdeklarim pasurie është quajtur një shkak i ligjshëm për të shkarkuar nga detyra një kryekomunar të zgjedhur.

Ja çfarë thotë vendimi:

32. Në nenin 115 të Kushtetutës parashikohet se organi i zgjedhur drejtpërdrejt, i njësisë qeverisëse vendore, mund të shpërndahet ose shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rëndë të Kushtetutës ose të ligjeve . Ndërsa, sipas nenit 42/b të ligjit nr.8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, kryetari i komunës ose bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave kur dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë të gjykatës.

33. Kuptimi i veprës penale jepet në nenin 1 të Kodit Penal, në paragrafin e dytë të të cilit thuhet se veprat penale ndahen në krime dhe kundërvajtje penale. Në vlerësimin e Gjykatës, kryerja e një vepre penale përbën formën më të rëndë të shkeljeve të ligjit dhe, në këtë kuptim, formulimi, në dukje, i një shkaku “të ri” për shkarkimin nga detyra të kryetarit të komunës ose bashkisë, në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, nuk del jashtë kuptimit dhe përmbajtjes së nenit 115 të Kushtetutës.

34. Detyra e kësaj Gjykatë është të vlerësojë nëse shkaku, që ka shërbyer për shkarkimin nga detyra të organit të zgjedhur të qeverisjes vendore, përbën ose jo shkelje të rëndë të Kushtetutës ose të ligjeve, dhe jo oportunitetin e masës së marrë. Të drejtën për të vlerësuar marrjen ose jo të masës së shkarkimit nga detyra, kur janë të pranishme kushtet e përcaktuara në nenin 115 të Kushtetutës, kushtetutëbërësi e ka lënë në çmimin e Këshillit të Ministrave kur shprehet se ky i fundit mund të shpërndajë ose të shkarkojë organin e zgjedhur drejtpërdrejt të qeverisjes vendore, për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.

I zgjedhuri lokal asokohe nga kampi i majtë u shkarkua nga ish-qeveria Berisha, shkarkimi i tij u quajt i ligjshëm pasi për Gjykatën Kushtetuese dënimi i një zyrtari është forma më e rëndë e shkeljes së ligjit!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy