Procesi i votimit për kreun e bashkisë së Kolonjës po vijon normalisht, përveç një përplasjeje verbale në një qendër votimi.
Komisioneri i Partisë Demokratike pretendoi se vëzhguesi i Partisë Socialiste e kishte kërcënuar. Deri afër mesditës kishin votuar 30 për qind e zgjedhësve në Kolonjë.



