
Zvarritja e punimeve dhe mungesa e sinjalistikës po kthehen në shkak aksidentesh në Unazën e Madhe. Një furgon mallrash me dy persona brenda ka rënë në kantierin e ndërtimit te rrethrrotullimi i Teg-ut, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri janë plagosur rëndë por janë jashtë rrezikut për jetën.



