Gersi Troka djali me sindromën Down që garon në disiplinën e notit i ftuar në studion e lajmeve në MCN Live ëhstë shprehur mjaft krenar për arritjet e tij në këtë sport teksa shprehet se e ushtron notin prej 9 vitesh.
Jam shumë krenar për trofetë e mia. Jam krenar që kam nderuar vendin. Jam krenar për arritjet mia. Mua më japin forcë prindërit e mi që më kanë mbështetur shumë, por një mbështetje të madhe e kam dhe nga puna dhe trajnerët. Kam shumë medalje dhe shumë diploma atë cilat i ruajë. Stërvitjen se lë kurrë. Notin e bëja në plazh kur kishim pushimet e verës. Prindërit më panë që isha mirë dhe më futën në kurse noti aty jam stërvitur mirë dhe tani me Gentin por kur ai agravohet se duroj dot sepse e tepron.
Nga ana e tij trajneri i tij Gentian Lama u shpreh se Gersi është një sportist i afirmuar dhe profesionist në not. Ai tha se Gersi është i vetmi notar që përfaqëson Shqipërinë në të tilla kompeticione.
Ka rreth 9 vite që merret me not dhe tani është i afirmuar dhe sportist profesionist në not. Ka bërë shumë gara, konkurrenca është shumë e fortë. Gersi është i vetmi notar që përfaqëson Shqipërinë në të tilla kompeticione edhe pse me sindromën Dawun. Kompeticioni i radhës do jetë në Çeki, po stërvitemi dhe çdo notar që merr pjesë është i përgatitur por ne do bëjmë më të mirën për të përfaqësuar Shqipërinë denjësisht. Gersi stërvitet dhe është shumë i përkushtuar. Tani është pak e vështirë por ne mbështetjen kryesore e kemi nga federata shqiptare e notit pastaj vjen familja si dhe unë sipas mundësisë që të arrijmë që mos të na ngelet asgjë mangët. Gersi stërvitet dhe është i përkushtuar, është notar rigoroz në stërvitje korrekt me disiplinë, një sportist i mirëfilltë. Garat ndërkombëtare kërkojnë stërvitje të madhe dhe ne kemi një sportist të vetëm dhe duhet të mbahemi pas një shtylle.



