Gjyqi për Teatrin/ Presidenca kërkon aktet dhe thirrjen e dëshmitareve në Kushtetuese

Gjyqi për Teatrin/ Presidenca kërkon aktet dhe thirrjen e dëshmitareve në Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese është duke shyqrtuar sot kërkesën e Presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar. 

Ndërkohë që në seancën e sotme, Presidenca, përmes këshilltarit ligjor të Presidentit, Bledar Dervishaj, është shprehur se Këshilli i Ministrave ua ka vënë dje në dispozicion dokumentet.

Dervishaj shprehet se prej dy vitesh kërkojnë prova nga institucionet dhe ende nuk janë marrë dot të plota në presidencë.

Ndёr tё tjera, Presideca ka kёrkuar dhe thirrjen e dёshmitarёve nё proces.

"E kemi pritur prej dy vitesh këtë seancë. Nuk është marrë në shqyrtim kërkesa për prova shtesë. Kemi 2 vite që kërkojmë prova shtesë dhe ende nuk i kemi marrë. 24 orë nuk mjaftojnë për të shqyrtuar dokumentet, nuk shprehemi në këtë seancë. Vetëm dje Këshilli i Ministrave i ka vënë në dispozicion dokumentet. Ne duam që të njihemi me provat dhe të caktojmë një tjetër seancë", ka thënë Dervishaj.

Këshilltar i Presidentit ka kërkuar të merren nga Gjykata Kushtetuese provat shtesë si:
1. Kopje të shitblerjes së pronës truall nga Francesko Jakomoni dhe trashëgimtareve të familjes Libohova ku u ndërtua teatri kombëtar
2. Kopje të lejes së ndërtimit nga Mbreti Zog për ndërtimin e teatrit
3. Kopje e projektit të arkitektit për ndërtimin e teatrit
4. Akte që vërtetojnë ndryshimin e qëllimit të përdorimit të Godinës
5. Kopjen e praktikës së shpalljes së Ansamblit të Teatrit monument kulture
6. Hartat e përdorura për shpalljen e kësaj zone të trashëgimisë historike
7. Kopje të diskutimeve shkencore të Monumenteve të Kulturës 2004-2007 që ka vlerësuar monumentet historike në qendrën e Tiranës
8. Listën e plotë të ndërtesave të përfshira në qendrën historike
9. Kopje të praktikës institucionale ku pasqyrohet identifikimi i nevojës për miratimin e ligjit special për Teatrin
10. Konsultimet para dhe pas hartimit të këtij ligji të posaçëm
11. Mendimet e të gjitha institucioneve të përfshira gjatë konsultimit
12. Diskutimet në këshillin e ministrave për këtë çështje
13. Kopje të akteve se si Bashkia Tiranë ka ndërprerë negociatat për godinën
14. Procesverbalet e komisionit të posaçëm nëse ai ka zhvilluar negociata me kompani të interesuara për të ndërtuar teatrin e ri dhe kostot financiare të secilës ofertë
15. Kostot e gjetjes dhe përballimit të konsulencës
16. Si u arrit në përfundimin që Shteti arriti në përfundimin për ta ndërtuar vetë, me para publike, dhe jo me koncesion
17. Si u kalua trualli nga Ministria e Kulturës në pronësi të Bashkisë Tiranë? Duam praktikën e kësaj procedure\
18. Kopje të akteve të nxjerra para gjatë dhe pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar
19. Veprimet e Kryetarit të Bashkisë Tiranë pas kërkesës së KLSH-së për të pezulluar veprimet me teatrin deri në shprehjen e gjykatës
20. KLSH i ka kërkuar Institutit të Monumenteve të Kulturës të detyrojë bashkinë ta ndërtojë teatrin, aty ku ishte, me të njëjtën arkitekturë.

Ai ka bërë thirrje që gjykata të marrë këto prova duke i urdhëruar institucionet në varësi të qeverisë që t’i sjellin dokumentet brenda muajit qershor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy