Kryeministri Edi Rama në një konferencë të sotme për media, nashkë me ministren Belinda Balluku, ka folur në lidhje me planin e madhe të investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, që kap vlerën e 28 milionë eurove. Rama tha se Shqipëria po përpiqet të thithë sa më shumë nhga këto fonde. Ai u bëri thirrje edhe ekspertë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
“Do të na ndihmojë dhe shumë plani i ri i investimeve. Shqipëria ka një avantazh shumë të madh sepse ka një pozicion kyç dhe ka një avantazh të rëndësishëm në raport me vendet e tjera të rajonit. Kemi në plan shtrirjen e infrastrukturës së gazit, qoftë në veri me gazsjellësin Adriatiko-jonian që shkon në Mal të Zi, Kroacia. Dhe dixhitalizimi. Ku bëhet fjalë për ndërhyrje masiev për të forcuar ndërlidhjen dixhitale në rajon. Të tre këto shtylla kanë në thelb komponentin e impaktit rajonal. Po përgatisim një thirrje publike për ekspertët shqiptarë jashtë vendit. Sapo të hyjë në fuqi aprovimi i buxhetit do përpiqemi të thithim sa më shumë fonde nga BE,”- tha Rama.
Ai deklaroi poashtu se aeroporti i Kukësit mund të jetë funksional në pranverë, duke shtuar se nuk e harron misionin e tij për të një avion me emigrantë nga Londra për të votuar Partinë Demokratike.
“Unë mendoj se në pranverë të këtij viti aeroporti i Kukësit do të jetë operacional. Nuk e harroj misionin tim për të sjellë 120 vota me avion nga Londra. Kush dëshiron të përfitojë udhëtime falas të nisë me mbledhjen dhe akumulimin e pikëve. Nuk i harroj ata që e kanë përqeshur dhe e kanë tallur projektin e aeroportit të Kukësit. Ky është një objektiv, shpresoj ta realizojmë.”
Kreu i qeverisë theksoi mes të tjerash se porti i parë që do të nisë së shpejti është ai i Sarandës, teksa shtoi gjithashtu se do të ndërtohen edhe dy porte të tjera turistike, përkatësisht në Durrës dhe Vlorë.
Ai theksoi se me 4 aeroporte, atë të Tiranës, Vlorës, Kukësit dhe Sarandës, Shqipëria do të hyjë në një epokë të re, ndërsa pritet që kjo të ketë ndikim edhe për Kosovën, tha ai.
“Ne kemi besim që nëse Vlora do të jetë një sukses, në aspektin e përfshirjes së një entiteti prestigjioz ndërkombëtar, edhe Saranda nuk ka arsye për të mos qenë një sukses. Besoj se me këto katër aeroporte, Tiranën, Kukësin, Vlorën dhe Sarandën, ne hyjmë në një epokë të re, qoftë në aspektin e infrastrukturës, qoftë në një kanal të ri ekonomik që hapim, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe Kosovën.
Në pak javë do mund të fillojmë që të japim autorizimet për fillimin e portit të tretë, që do jetë i pari që do fillojë në Sarandë. Kemi marrë një propozim fantastik dhe që ndryshon paradigmën e Sarandës. Vendi do të hyjë shpejt në një hartë që do jetë harta e turizmit të detit, në aspektin ekonomik. Aeroporti i Kukësit operacional në pranverë, do përzgjidhet ato që kanë sharë dhe kanë përqeshur aeroportin e Kukësit, i ftojë të shajnë sa më intensivisht dhe të tallen. Kush do shajë më shumë do presin biletë. Ky është një objektiv që shpresoj ta realizoj”, tha Rama.



